75 Mall Live Search
18:07 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / MSH

Besfort Kasumi vëzhgues i gjyqtarëve në ndeshjen U21, Turqi-Norvegji

Ish-gjyqtari i njohur kosovar, Besfort Kasumi, tani në cilësi të vëzhguesit të gjyqtarëve është deleguar nga UEFA në ndeshjen kualifikuese për Euro 2025 të grupmoshës U21, ndërmjet Turqisë dhe Norvegjisë.

Ndeshja po zhvillohet në Alanya.

Lajmine ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.

“Kësisoj, krahas gjyqtarëve kosovarë të cilët në vazhdimësi po delegohen në ndeshjet ndërkombëtare nga UEFA, edhe në segmente tjera përfaqësuesit e futbollit kosovar po vazhdojnë të dëshmojnë profesionalizmin e tyre” thuhet në njoftimin e FFK-së.