75 Mall Live Search
15:47 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / L K

Ndeshja e Kupës së Kosovës është luajtur sot në lloq, stadiumi i Istogut është për marre

Stadiumi “Demush Mavraj” në Istog më së paku ishte sot një arenë futbolli.

Stadiumi në të cilin u luajt ndeshja e Kupës së Kosovës në mes të Istogut 03 dhe Beharit më shumë ngjante me një arë ku do ta kishin të vështirë lëvizjet edhe kafshët, se lëre më futbollistët profesionistë.

Në këtë arë futbolli Behari i shënoi 4 gola në fitoren bindëse ndaj Istogut 03.

Dhe në fund fanelat bardhë e kaltër të skuadrës nga Vitomirice ndërruan tërësisht ngjyrat./Indeksonline/