Krasniqi thotë se për këtë arsye u bë shtyrja e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për mos regjistrimin e popullsisë për këtë vit.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se më herët kishte paralajmëruar se këtë vit nuk do të ketë regjistrim të popullsisë, sipas tij, kjo është e qëllimshme nga Kurti.