Beart Rexhepi bëhet baba për herë të parë

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Beart Rexhepi është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e ka bëri të ditur vet ai me anë të një imazhi në llogarinë e tij në ‘Instastory’.
“Momentin që pashë sytë e tu dhe shtrëngove gishtin tim me dorën tënde të vockël, ma more zemrën përgjithmonë, dashuria ime princesha ime”, shkroi ai krahas postimi./Indeksonline/


Kujtojmë që në fillim të muajit nëntor Bearti kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me të dashurën gjermane.