Abdixhiku për zgjedhjet e LDK-së: Asnjëherë më parë nuk kemi pasur 6 muaj proces zgjedhor

“Asnjëherë më parë nuk kemi pasur 6 muaj proces zgjedhor brenda LDK-së”, ka thënë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në Pressing të televizionit T7.
Abdixhiku duke folur për zgjedhjet që u mbajtën në LDK që disa muaj, tha se ka parë një entuziazëm të jashtëzakonshëm.
“Ajo që kam vërejtur gjatë kësaj kohe është se ka pas një entuziazëm të jashtëzakonshëm në strukturat tona brenda, sidomos në procesin tonë të brendshëm zgjedhor, është konsideruar festiv. Sepse po vijmë prej rrethanave bukur të rënda të historikut zgjedhor të LDK-së”, tha ai.
Ai tha se në Prishtinë kanë bërë punë të madhe.
“Kam hartuar një raport 54 faqesh , të cilin ia kam dorëzuar Komisionit Zgjedhor mbi organizimin në Prishtinë. Në bazë të këtij raporti kemi organizuar 86 nëndegë. 5400 anëtarë kanë marrë pjesë vetëm në Prishtinë, ka qenë një frymë e jashtëzakonshme”, ka thënë Abixhiku.
Tutje ai ka shtuar se “Në LDK nuk merr mbështetje nëse merresh duke kritikuar partinë. Njerëzit e masin mirë çfarë po bën për partinë në periudhën kur ajo po angazhohet për rikthimin e madh. Për shkak të angazhimit tonë politik ne u rikthyem në zgjedhjet lokale”.