Flet Donika Gërvalla: Ja e vërteta për “fenomenin” Gani Jakupi

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla e cila sot ka raportuar në Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka folur për këshilltarin Gani Jakupi i cili së fundi ka bërë bujë, për pagën e tij prej 7500 euro në muaj. Gërvalla ka thënë se po bëhet një fushatë e jashtëzakonshme kundër tij.
“Nuk i ka borxh këtë fushatë të jashtëzakonshme që zhvillohet kundër tij. Jam e lumtur që z. Gani Ja kupi si shumë profesionist të tjerë anë e mbanë botës, të cilët asnjëherë nuk i kanë shkëputur lidhjet me Kosovën, me gjithë sukesin e jashtëzakonshëm që kanë pasur në jeten e tyre profesionale, si Dua Lipa, Rita Ora, që skanë nevojë të profilizohen përmes Republikës së Kosovës, por e ndihmojnë Kosovën të gjejmë vëmendjen e merituar në botë”, tha ajo.
Ndërsa ka thënë se Jakupi i cili po sulmohet në mënyrë të padrejtë, ka treguar rezultatet të jashtëzakonshme në këta pak muaj të angazhimit të tij.
” Gani Jakpi në kuadër të një kontrate, e cila bazohet tërësisht në legjislacionin vendas, është një instrument i përdorur në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm në rastin e z. Gani Jakupi, për të arritur disa objektiva të cilat nuk mund t’i arrijmë në rrugë formale zyrtare diplomatike. Dhe prandaj z. Jakupi ka treguar rezultate të jashtëzakonshme, në këta pak muaj të angazhimit të tij, për çka unë jam mirënjohëse. Kam një lutje për të gjithë, njerëzit të cilët i sulmojmë në mënyrë të padrejtë, bazuar në supozime të pavërteta. Mos harroni se kanë familje, kanë rreth shoqëror, janë emra të përvetshëm dhe nuk meritojnë një trajtim të tillë”, tha ajo..
Gërvalla ndër të tjera tha se ai nuk merr pagë nga Republika e Kosovës dhe se nuk është këshilltar i saj.
“Jakupi nuk merr pagë nga republika e Kosovës, ai nuk është këshilltar i Donika Gërvallës. Jakupi ka një propjekt të caktuar, i cili bazohet në legjislacionin e vendit tonë, i cili është paraparë me buxhetin e Kosovës dhe në kuadër të asaj kontrate dhe projektit, që ka jep kontributin e tij dhe ndihmen e tij të jashtëzakonshme”, tha ajo
Ndërsa e pyetur se a priten njohje të reja, Gërvalla tha se këtë nuk mund ta parashikojë, por se po punohet në këtë drejtim..
“S’mund të iu them kur mund të kemi njohje të reja. Se po ta dija unë kur do të vjen njohja e re, atëherë do të kisha aftësi të jashtëzakonshme parashikuese. Asnjë ditë nuk kalon pa punuar në drejtim të njohjeve të reja”, tha ajo./Indeksonline/