Haradinaj nga Gjermania, njofton për aderime të reja dhe themelim të nëndegëve të AAK-së

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka njoftuar për aderime dhe themelim të strukturave të reja në Gjermani.
Përmes një shkrimi në Facbook, i pari i AAK-së i ka uruar për punë e angazhim të përbashkët në interes të diasporës e të Kosovës.
Postimi i tij:
Në prag të festave të Nëntorit, kënaqësi e veçantë të jem me bashkatdhetarët në Augsburg të Gjermanisë. Sot, kisha kënaqësinë e përcjelljes së kësaj ngjarjeje me kolegët nga Aleanca në Gjermani; Ukë Blakaj, Selim Hoti dhe Can Tahiri, si dhe me kryetarin e Degës së Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica dhe me anëtarin e kryesisë së Aleancës, Lahi Brahimaj.
Gjatë bashkëbisedimit me bashkatdhetarët, vlerësova kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në etapa të ndryshme të rrugëtimit të Kosovës. Me përkushtimin dhe sakrificën e tyre ndër dekada, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Jemi krenarë për arritjet dhe angazhimin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, na bëjnë krenar edhe arritjet e tyre në biznes, duke u bërë të matshëm edhe me bizneset gjermane.
Gjithashtu, u formuan edhe dy nëndegë të reja të Aleancës, ajo në Ausburg, e tjetra në Donauworth. Urojmë për sukses Kushtrim Neka i cili është zgjedhur kryetar I nëndegës në Ausburg, nënkryetarët Asllan Qarri e Naxhije Sopaj, Ganimete Nitaj Sekretare, Egzon Mahmutaj, Avni Gashi, Vegim Mataj, Afrim Syla, Bekim Lokaj, Leonard Berisha, sikurse urojmë edhe Mehdi Rexhepin për pozitën e kryetarit të nëndegës në Donauworth, nënkryetar Ramë Avdullahu, sekretar Skender Musa, Zaim Halili e Azem Nuraj. E veçanta e këtij takimi ishte se një numër i madh i bashkatdhetarëve i’u bashkuan Aleancës si anëtarët më të rinj të saj. I oj për punë e angazhim të përbashkët në interes të diasporës e të Kosovës.
Derisa festojmë së bashku sukseset tona të përbashkëta shpresojmë për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.
Suksese!