Izraeli merr listën e pengjeve që do të lirohen në ditën e katërt të armëpushimit

Izraeli ka marrë një listë të pengjeve që pritet të lirohen sot nga Hamasi.
Zyra e kryeministri izraelit ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar diskutimet për këtë çështje, shkruan BBC.
“Po zhvillohen diskutime për listën që u mor brenda natës dhe që tani po vlerësohet në Izrael”, thuhet në tutje në deklaratë.
Kujtojmë se sot është dita e katërt e armëpushimit të negociuar fillimisht midis Hamasit dhe Izraelit.