75 Mall Live Search
11:51 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Giroud paralajmëron pensionimin por ka një synim të fundit

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli aktiv.

37-vjeçari ”premtoi” se nëse kombëtarja e Francës arrin ta fitoj Kampionatin Evropian ”EURO 2024”, do të tërhiqet nga futbolli, shkruan IndeksOnline.

”Europiani më mungon, nëse e fitojmë atëherë do të tërhiqem. Edhe pse tërheqja nga futbolli mund të jetë një opsion edhe nëse nuk e fitojmë Europianin. Dua të përfitoj nga çdo minutë që kam në dispozicion. Në të kaluarën i thashë shokëve që do të tërhiqesha nëse do të fitonim Botërorin, por nuk ndodhi kështu. Kam shtatë tituj me kombëtaren, kam ende shumë ambicie.”, deklaroi Giroud.

Kujtojmë që nga shorti për fazën e grupeve i cili u odh të shtunën në Hamburg të Gjermanisë, Franca për kundërshtarë do ti ketë Austrinë, Holandën dhe fituesin e Play-offit që vjen nga LIga A./IndeksOnline/