75 Mall Live Search
10:34 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Po humbet zërin por ja çfarë po bën që nipërit e mbesat ta dëgjojnë atë sërish!

Ka pak gjëra në jetë që kanë shumë vlerë pavarësisht moshës. Njësoj është edhe vendi  i gjysherëve në jetën e secilit.

Një gjysh i cili po humbet zërin e tij nga sëmundja e neuroneve, ka vendosur të shmangë atë duke regjistruar zërin e tij, në mënyrë që ta dëgjojnë atë kur nipërit dhe mbesat të jenë të moshuar.

62 vjeçari, Tony Plant ka regjistruar 1 mijë e 200 fjalë që do t’i lejojnë atij të përgjigjet të dashurve të tij me një zë të krijuar nga kompjuteri që tingëllon njësoj si i ti, transmeton Indeksonline.

Ai shpreson se kështu do të mund të ruajë zërin për  mbesat et ij, Charlotte dy vjeçare dhe Chloe tri vjeçare.

“Ndihem i padobishëm në shumicën e gjërave dhe unë nuk mund të lëviz, por unë ende do të jem në gjendje të flas me nipërit e mbesat e mia. Ata do të jenë në gjendje ta njohin atë si zërin e gjyshit dhe jo vetëm zërin robotik ose zërin e një të huaji”,ka thënë Plant.

Procesi i regjistrimit të zërit të tij përfshin thyerjen e fjalëve në letra të vetme dhe ribashkimin e tyre në fjali për të sintetizuar babain – zëri i dyfishtë i dy fëmijëve./Indeksonline/