75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / MSH

Tentoi t’i shpëtojë policisë duke hedhur marihuanën nga xhami i veturës, arrestohet i dyshuari në Obliq

Një person është arrestuar në Obiliq, pasi i njëjti derisa ishte duke udhëtuar ka hedhur qese me substancë të dyshuar narkotike në rrugë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Dardhishte”, raporton Indeksonline.

Sipas policisë, i dyshuari ishte duke udhëtuar bashkë me dy persona të tjerë, kur hodhi qesen me marihuanë me peshë prej 11.6 gramësh.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/