Liverpuli pëson humbja nga Royale Union SG

Liverpuli e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve në Europa League.
Skuadra e Jurgen Klopp u mposht në udhëtim te skuadra belge Royale Union SG, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Mohamed Amoura i dha epërsinë Royal Unionit në minutën e 32-të.
Pas tetë minutave lojë, Liverpuli barazoi shifrat me golin e Jarell Quansah.
Skuadra belge riktheu epërsinë menjëherë me golin e Cameron Puertas, në minutën e 43-të.
Liverpuli e mbyll fazëne grupeve të Europa league si lidere e Grupi E, ku siguron kualifikimin në 1/8 e finales.
Në anën tjetër, Royale Union SG, renditet në vendin e tretë dhe garat evropiane i vazhdon në Conference League./IndeksOnline/