75 Mall Live Search
08:08 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / L K

Policia njofton se është liruar rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë

Policia njofton se është liruar rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, e cila në disa vende kishte vështirësi për qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit, rreth orës 04:00 të mengjesit është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

“Lusim qytetarët / shoferët e automjeteve që të kenë në komunikacionim rrugor në këtë relacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës.

Ndërsa, për ç’do rast lusim qytetarët të njoftoni policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406″ thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/