KFOR-i: Po vlerësojmë në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë

KFOR-i ka bërë të ditur se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, KFOR-i ka njoftuar se këtë është duke e bërë në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët.
“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.