Edhe Nora Gjakova pëson humbje në gjysmëfinale

Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Prishtinë.
Xhudistja kosovare u mposht me IPPON nga gjeorgjiania Eteri Liparteliani, në kategorinë deri në 73 kg, shkruan IndeksOnline.
Nora në çerekfinale e mposhti me Wazari dhe IPPON xhudisten sllovene, Kaja Kajzer, në kategorinë deri 57 kg, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që xhudistja kosovare në raundin e parë mposhti finlandezen Pihla Matikainen me Wazzari./IndeksOnline/