75 Mall Live Search
08:55 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / L K

Tri orë diskutim, Barcelona merr vendim për të ardhmen e Lewandowskit

Joan Laporta , presidenti i FC Barcelona, ​​dhe përfaqësuesi Pini Zahavi , agjent i Robert Lewandowski , janë takuar për tre orë në Barcelonë pak ditë para hapjes së merkatos dimërore më 1 janar.

Pas daljes nga restoranti ku u zhvillua takimi, Pini Zahavi u pyet nga shtypi për të ardhmen e Lewas te Barca.

“Sigurisht, ai qëndron ”, tha agjenti izraelit kur u pyet nëse Lewandowski do të vazhdojë të luajë për katalonasit.

Situata e polakut te Barcelona mund të ndryshojë pas ardhjes së sulmuesit brazilian Vitor Roque në janar./Indeksonline/