75 Mall Live Search
20:24 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / L K

Suharekë, vdes një foshnje e posalindur

Sot në mesdite, në fshatin Studençan të Suharekës është raportuar se një foshnjë e poaslindur ka ndërruar jetë.

Ketë e ka berë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi theksojë se foshnja është dërguar në emergjencë nga ëma.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”

“Sot, rreth orës 17:20 është raportuara se në emergjencën e Suharekës  një foshnja e posa lindur ka ndërruar jetë.  Foshnja është dërguar në emergjencë nga nëna e saj dhe familjarët nga fshati Studençan i Suharekës.

Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmit nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim I vdekjes “.

Trupi I pajet dërgohet në egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi për IndeksOnline.