75 Mall Live Search
09:15 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / k.v

Kapet hajni në Veternik, çanta e tij ishte e mbushur me gjësende

Është arrestuar një person në Veternik të Prishtinës pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në një shtëpi, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është kryer të enjten rreth orës 16 e 40 minuta.

Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/