75 Mall Live Search
23:03 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Mposhti Manchester Cityn e Arsenalin por Aston Villa ndalet nga Sheffield United

Aston Villa e ka humbur mundësinë për ta rimarr kreun e Premierligës angleze.

Skuadra e drejtuar nga Unay Emery, ka barazuar në shtëpi me Sheffield Unitedin, shkruan IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar ishte 1-1.

Dy golat u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte skuadra e Sheffield e cila kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Cameron Archer në minutën e 87-të.

Aston Villa shpëtoi nga humbja në minutën e 90+7, kur Nicolo Zaniolo barazoi shifrat në 1-1.

Me këtë barazim, Aston Villa mbetet në vendin e dytë në tabelë, me 39 pikë, aq sa ka edhe Arsenali.

Në anën tjetër, Sheffield United renditet në vendin e parafunditr me vetëm 9 pikë./IndeksOnline/