75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / S Z

IKSHPK: Qëndroni në shtëpi, ajri është i ndotur !

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët të cilët kanë sëmundje kronike dhe janë të ndjeshëm, që  të qëndroni në shtëpi, pasi që ajri sot nuk është i shëndetshëm.

“ Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

IKSHPK  po ashtu  ka dhënë disa rekomandime:

-Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe në mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat

-Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit, që të zvogëlohen emetimet

-Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrorsjen e dhomave kur ndotja është e lartë”.

-Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht të ndalohet pirja e duhanit brenda hapësirave të mbyllura

-Të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat

-Të mos digjet vaj i përdorur goma plastike, mbeturina, thëngill, drunjë të lagësht për ngrohje

-Personat që duhet të dalin në aktivitetet e tyre, të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall

-Të bëhet izolimi termik (për aq sa është e mundur) i shtëpive në zonat urbane