75 Mall Live Search
17:55 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / k.v

Arrestohet 21-vjeçari i cili e goditi me ‘Golf 2’ policin afër Pejës

IndeksOnline të hënën mbrëma ka raportor se një zyrtar policor është goditur nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës.

Rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërsa sot pas hetimeve të zhvilluara është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari, A.G., (2002).

Njoftimi i policisë:

Më datë 25 dhjetor 2023 rreth orës 18:05, Patrulla e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, e cila ishte në pikë kontrolli në fshatin Ozdrim-Pejë, pasi e kishte sinjalizuar për ndalim veturën Golf 2 i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin e policit duke vazhduar me të njëjtën shpejtësi me ç’rast e godet zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjerë sa polici është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Policia menjëherë është venë në kërkim të të dyshuarit dhe pas pakë kohesh ka arritur ta gjejë veturën e braktisur.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur  dëshmi si dhe është   sekuestruar automjeti i të dyshuarit: A. G., i lindur  me 2002.

Pas  një pune intensive është arritur me datë 26. 12. 2023 të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari.

Pas intervistimit  të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.