20 milionë euro për futbollistin brazilian, PSG edhe zyrtarisht bën lëvizjen e parë në merkaton e dimrit

Skuadra e Paris Saint-Germain ka bërë një lëvizje qysh në ditën e parë të afatit të transferimeve.
Kampioni aktual i Ligue 1 transferoi mbrojtësin brazilian, Lucas Beraldo për më shumë se 20 milionë euro, shkruan IndeksOnline
20-vjeçari te “Parku i Princave” transferohet nga klubi brazilian, Sao Paulo dhe llogaritet si një mbrojtës i së ardhmes në Kombëtaren e Brazilit.
Gjatë karrierës së tij, Beraldo ka zhvilluar 62 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.
Ai mund të jetë partner në mbrojtje së bashku me bashkëkombasin e tij, Marquinhos – i cili ishte pro këtij transferimi./IndeksOnline/