Milner barazon rekordin e Giggs, që 23 vite duke luajtur në Premier League

Futbollisti i Brighton, James Milner është futur në histori të Premier League me paraqitjen e fundit ndaj West Ham United.
37-vjeçari ka barazuar rekordin e Ryan Giggs me më së shumti pjesëmarrje në ndeshjet e Premier League, shkruan IndeksOnline
Milner luan në ligën angleze që 23 vite me këtë rekord e arriti me klubet, si: Liverpool, Manchester City, Aston Villa, Leeds United, Newcastle United dhe Brighton.
Kujtojmë që anglezi u transferua te ekipi i De Zerbit nga Liverpooli si “lojtar i lirë”./IndeksOnline/