75 Mall Live Search
11:32 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

Arrihet marrëveshja, Jadon Sancho rikthehet në Borussia Dortmund

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jadon Sancho pritet që të rikthehet në Borussia Dortmund dhe një marrëveshje e tillë tashmë është arritur.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se “Djajtë e Kuq” dhe klubi nga Bundesliga kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit anglez, shkruan Indeksonline

Sancho është duke pritur vetëm për të udhëtuar në Dortmund dhe për t’iu bashkuar klubit në Marbella.

23-vjeçari ka luajtur vetëm tri ndeshje në fillim të këtij edicioni me Manchester Unitedit, para se t’i prishte marrëdhënjet me trajnerin, Erik ten Hag./Indeksonline/