Nisin hetimet për transferimin e Nyemar te PSG, dyshohet për avantazhe tatimore

Transferimi i Neymar nga Barcelona te PSG gjatë vitit 2017, mbetet ende transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Klubi parisien pagoi plot 222 milion euro për shërbimet brazilianit, shkruan IndeksOnline.
Por sipas mediave, drejtësia franceze ka nisur një hetim një rast të dyshuar të shitjes së ndikimit , i cili prek një ish-zëvendëspresident të Asamblesë Kombëtare Franceze, i cili ishte në gjendje të manovronte në mënyrë që PSG të përfitonte avantazhe tatimore në pagesën e klauzolës prej 222 milionë euro për Barcelonën.
Raportohet se hetuesit kanë përgjime telefonike midis ish-zëvendëspresidentit të Asamblesë Kombëtare, Hugues Renson, nga partia e presidentit, Emmanuel Macron, dhe një menaxheri të lartë të PSG-së, drejtori i atëhershëm i komunikimit, Jean-Martial Ribes.
Nga këto biseda mund të nxirret se Renson manovroi në mënyrë që klubi të përfitonte avantazhe tatimore në pagesën e asaj që është ende transferimi më i madh në historinë e futbollit.
Në këmbim, ish-deputeti mori bileta për në Parc des Princes dhe avantazhe të tjera. Renson mori në pyetje disa ministra dhe më pas i raportoi Ribes me të cilin u takua në disa raste, disa prej tyre në prani të presidentit të PSG-së, Nasser Al Khelaifi./IndeksOnline/