Shërbimi sekret serb “masakron” politikanin që kërkoi falje për krimet në Kosovë, dhunë barbare ndaj Nikola Sanduloviç

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ditë më parë ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz ku ka bërë homazhe te varrezat e Jasharajve. Sanduloviq gjithashtu tha se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia.
Familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s. Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sandulovic ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 23 shtatorit në Banjskë.
“Sapo kam dëgjuar nga gruaja e Nikolla Sanduloviqit, e cila më ka thënë se në periudhën prej orës 16:00. deri në orën 20:00. ai u dërgua kundër dëshirës së tij nga shërbimet e sigurimit, pjesëtarët e të cilëve e rrahën gjatë asaj periudhe dhe ushtruan dhunë brutale, si pasojë nga dhoma e tyre u dërgua në spitalin ushtarak VMA, ku u mbajt deri në pasditen e sotme pa dhënë. çdo njoftim për familjen ose avokatët e tij. Një ambulancë e solli në shtëpi pak kohë më parë”, kështu ka bëre të ditur edhe avokati Čedomir Stojković, përcjell IndeksOnline.
🚨 BREAKING:
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 4, 2024
I have just heard from Nikola Sandulović’s wife, who told me that in the period from 4:00 p.m. to 8:00 p.m. he was taken against his will by the security services, whose members beat him during that period and used brutal violence, as a result of which he was taken… https://t.co/0bzsKiNqJ8 pic.twitter.com/YF14zDfxlM
Quick update on Nikola Sandulovic, the chairman of the Republican Party of Serbia.
— Evi Kokalari (@KokalariEvi) January 4, 2024
I just received photos and videos of @Sandulovic_N‘s while he was being released from the hospital.
As per his wife’s account, Nikola was kidnapped yesterday and held at Savska 35, Beograd 11108,… pic.twitter.com/x9qgS5Qfa2
BREAKING NEWS:
— 🇦🇱 (@illyrenis) January 4, 2024
Nikola Sandulović, a Serbian opposition politician who honored the Jashari family in Prekaz, and apologized to the Albanian people, was arrested by the Serbian secret service (BIA). pic.twitter.com/l4FlL7nYfD