75 Mall Live Search
20:26 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Broja me shqiponjë, Chelsea kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore në “Stamford Bridge” në ndeshjen ndaj Prestonit e vlefshme për kualifikim tutje në FA Cup.

Blutë e Londrës fituan me rezultatin e thellë 4 me 0 dhe të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Fillimisht golin e gjeti sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, i cili shënoi me kokë pas një krosimi fantastik nga Malo Gusto në minutën e 58’të.

Golin e dytë për ekipin e Pochettinos e shënoi mbrojtësi brazilian, Thiago Silva, edhe ky me kokë pas krosimit të Cole Palmes.

Dy golat tjerë për Chelsean i shënuan, Raheem Sterling (nga gjuajtja e lirë) dhe Enzo Fernandez.

Me këtë fitore, Chelsea kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup dhe pas disa diteve do ta mësoj edhe kundërshtarin e radhës./Indeksonline/