“Ka një personalitet të madh”, Ancelotti i kënaqur me debutimin e Arda Guler
Arda Guler ka debutuar me fanellën e Real Madridit.
Talenti turk luajti nga minuta e parë, në ndeshjen e Kupës së Mbretit, kundër skuadrës së Arandina, ku Real Madrid fitoi me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Guler për 59 minuta lojë pati paraqitje të mirë, ku kishte 90% të pasimeve të sakta, 2 raste të krijuara, 2 driblime të përfunduara, 3 rikuperime dhe 1 faull të fituar.
Me paraqitjen e 18-të vjeçarit ishte i kënaqur edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
“Arda Güler do të përmirësojë pak nga pak nivelin e tij, por në debutimin e tij ai tashmë ka treguar cilësinë e tij. Gjëja e rëndësishme është se ai është kthyer. Më besoni, Arda Güler ka një personalitet të madh. Kjo është shumë e rëndësishme në Real Madrid.”, tha Ancelotti pas ndeshjes./IndeksOnline/

