75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / L K

Aktorja e famshme amerikane nis procedurat për ndryshimin e emrit

Aktorja dhe modelja e famshme amerikane, e njohur për publikun se Carmen Electra, ka nisur procedurat për ndryshimin e emrit të saj.

Emri i saj zyrtar është Tara Leigh Patrick dhe aktorja dëshiron ta zhdukë edhe nga dokumentet atë.

Ajo dëshiron që emri i saj artistik të jetë emri i saj i vërtetë, në dokumentet zyrtare dhe kudo.

Aktorja ka dorëzuar kërkesën në komunë me 29 dhjetor, dy ditë para Vitit të Ri./Indeksonline/