Juvnetusi e shkel Frosinenen, Milik shënon hat-trick

Juventusi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Bardhezinjët sonte mposhtën Frosinonën në ‘Allianz Stadium” me rezultat të thellë 4-0, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi polak, Arkadius Milik ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar hat-trickun e parë me fanellen e Juventusit.
Ai hapi serinë e golave në minutën e 11-të duke u treguar i sakt nga penalltia.
Milik shënoi edhe dy golat e radhës, në minutat 38′ dhe 48′.
Golin e fundit e shënoi talenti turk Kenan Yildiz.
Në gjysmëfinale, Juventusi do të përballet me skuadrën e Lazios.
Ndeshja e parë zhvillohet me 3 prill, ndërsa ajo e kthimit me 24 prill./IndeksOnline/