75 Mall Live Search
07:52 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

Më i mirë se Arda Guler, turku i Juventusit shënoi supergol mbrëmë dhe bëri paraqitje fantastike

Skuadra e Juventusit arriti fitore të thellë mbrëmë 4-0 ndaj Frosinone në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Një paraqitje tejet të mirë zhvilloi talenti, Kenan Yildiz, i cili arriti të shënonte një supergol mbrëmë në stilin “kung fu”, shkruan Indeksonline

18-vjeçari mori notën 7.4 dhe luajti një rol të madh në fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Turku i lindur në Gjermani, me Juventusin ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka shënuar tri gola.

Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” është rritur në 10 milionë euro.

Kujtojmë që Yildiz ishte në grupmoshat e Bayern Munich, por skuadra gjermane vendosi për shitjen e lojtarit me parametra zero./Indeksonline/