75 Mall Live Search
08:53 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Ish-sulmuesi i klubit kosovar transferohet në Superioren e Shqipërisë

Skuadra shqiptare, Erzeni ka zyrtarizuar në radhët e veta një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Bëhet fjalë për lojtarin Auron Ademi, i cili së fundmi ishte pjesë e Ulpianës që bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, shkruan Indeksonline

Ademi bëri paraqitje të mira në gjysmë sezonin e parë dhe ra në sytë e klubit shqitpar të cilët sot e zyrtarizuan lojtarin nga Kosova.

“K.F Erzeni zyrtarizon marrëveshjen me sulmuesin Auron Ademi.  I urojmë mirëseardhjen dhe suksese Auronit si përforcimi më i ri në skuadër”, ka shkruar klubi i Erzenit në rrjetet sociale

Kujtojmë që Ademi në të kaluarën ka luajtur edhe për klubin e Keku-t./Indeksonline/