75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 12 Janar 2024 / L K

Në këtë bjeshkë përrallore, nesër do të jenë bashkë Kurti e Vuçiq, ambasadori gjerman i lumtur me këtë lajm

Nesër do të nisë Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës, i cili do të zgjasë deri më 19 janar.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjehet i gëzuar që pjesëmarrës në këtë forum do të jenë kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer’ rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor”.

“Gëzohëm që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin të jenë të pranishëm”, shkroi Rohde.