75 Mall Live Search
17:37 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

Ermal Krasniqi shënon supergol, i pari me fanellën e Rapidit (VIDEO)

Ermal Krasniqi ka shënuar golin e parë me fanellën e Rapid Bukureshit.

Futbollsiti kosovar shënoi në miqësoren kundër skuadrës belge, KVC Westerlo, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.

26-vjeçari shënoi një gol të bukur me volej në minutën e 66-të.

Krasniqi ishte pjesë e formacionit startue bashkë me dyshen tjetër kosovare, Albion Rrahmani dhe Florent Hasani./IndeksOnline/