Rashica i thur lavde ish-trajnerit të Ronaldos: Erdhi me ideja të reja dhe me energji tjetër

Skuadra e Besiktasit arriti fitore 3:0 ndaj Karagumruk në ndeshjen e javës së 20-të në Superligën e Turqisë.
Futbollisti kosovar, Milot Rashica arriti të shënonte gol në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline
Pas takimit ai dha një interviste për mediat në Turqi dhe tha se trajneri i ri, Fernando Santos është më meritori për këtë fitore.
“Trajneri ynë erdh me ide të reja dhe me një energji ndryshe. Edhe ne kshim nevojë për këtë. Të gjithë reaguam dhe bëmë një lojë të ashpër”, u shpreh Rashica
Kujtojmë që futbollisti i Kombëtares së Kosovës këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste me fanellën e Besiktasit./Indeksonline/