Mjeshtri De Bruyne, belgu realizon supergol dhe barazon rezultatin ndaj Newcastle United

Skuadra e Manchester Cityt ka barazuar rezultatin ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.
Golin e barazimit për 2:2 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin De Bruyne, shkruan Indeksonline
De Bruyne shënoi një supergol në minutën e 74’të pas një asisiti të Rodrit.
Kujtojmë që golin e parë për ekipin e Pep Guardiolas e shënoi Bernardo Silva gjatë pjesës së parë, kurse dy për ekipin vendas i realizuan: Isak dhe Gordon./Indeksonline/