75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

20-vjeçari realizon supergol dhe i jep fitore të madhe Manchester Cityt

Skuadra e Manchester Cityt ka shënaur një fitore të rëndësishme në javën e 21-të në Premier League, pasi mposhti 2:3 Newcastle United.

Golin në fundin e ndeshjes për t’ia dhënë tri pikë ekipit të Pep Guardiolas e shënoi sulmuesi 20-vjeçar, Oscar Bobb, shkruan Indeksonline

Bobb shënoi një supergol pas një asisti fantastik nga mesfushori belg, Kevin De Bruyne.

Golat tjerë për kampionin aktual i shënuan: Kevin De Bruyne dhe Bernanrdo Silva.

Me këtë fitore, City tani shkon në kuotën e 43 pikëve në pozitën e dytë, vetëm dy më shumë ka Liverpooli (45)./Indeksonline/