75 Mall Live Search
13:03 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

Ten Hag: Nuk jam trajner i ashpër, lojtarët duhet të kenë disiplinë

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag shpesh herë ka pasur probleme me futbollistë që ka trajnuar.

Së fundi, tekniku holandez ka pasur përplasje me Jadon Sanchon, të cilin e përjashtoi nga skuadra, derisa ditë më parë u transferua te Borusia Dortmund, shkruan IndeksOnline.

Duke folur për këtë pjesë, Ten Hag gjatë konferencës për media para ndeshjes me Tottenhamit ka thënë se nuk është trajner i ashpër, por ajo çfarë kërkon nga lojtarët është disiplina.

“Nuk ka të bëjë me disiplinën. Është sjellje normale. Këtë duhet ta presësh nga një top profesionist. Dua të përformosh si një lojtar i uritur. Të duhen lojtarë me personalitet dhe që janë të uritur për të luftuar për fanellë dhe klub. Kjo është e tëra që na duhet në këtë skuadër.”, deklaroi Ten Hag./IndeksOnline/