75 Mall Live Search
15:01 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

Edon Zhegrova vjen me një ‘raketë’, shënon supergol ndaj Lorient (VIDEO)

Pas tre golave të shënuar në Kupën e Francës, Edon Zhegrova ka gjetur përsëri golin në Ligue 1.

Anësori kosovar ka shënuar një supergol për Lille në ndeshjen kundër Lorientit, duke shënuar fitore me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari shënoi golin e tretë të ndeshjes në 90+3.

Ky është goli i shtatë për Zhegrovën në këtë sezon me fanellën e Lille./IndeksOnline/