75 Mall Live Search
17:37 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

“Dajtë e Kuq” të shpejtë, kalojnë në epërsi ndaj Tottenham Hotspur

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.

Golin për 1 me 0 e shënoi sulmuesi Rasmus Hojlund në minutën e tretë të ndeshjes, shkruan Indeksonline

Sulmuesi i Kombëtares së Danimarkës shënoi gol të bukur pas një asisti nga Rashford.

Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” dhe nisi nga ora 17:30.