Tjetër gol në “Old Trafford”, Manchester Unitedi rikthen epërsinë ndaj Spurs
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/01/fe-1.jpg)
Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e epërsië ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.
Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Marcus Rashford në minutën e 40’të, shkruan Indeksonline
Rashford shënoi një gol të bukur nga zona e 16-metërshit pas një kombinimi fantastik me bashkëlojtarin e tij, Hojlund.
Kujtojmë që golat tjerë në këtë ndeshje i shënuan: Hojlund dhe Richarlison./Indeksonline/