Adli shënon gol të bukur, Milani e nis mrekullisht derbin ndaj Romës

Skuadra e Milanit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Golin për 1:0 e shënoi mesfushori Yacine Adli në minutën e 11’të, shkruan Indeksonline
Mesfushori francez realizoi një gol tejet të bukur nga distanca për t’ia dhënë epërsinë “kuqezinjëve”.
Kujtojmë që ndeshje po zhvillohet në “San Siro”./Indeksonline/