AAK e palëkundër për Gjykatën Speciale
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një emission të televisionit 21 për zhvillimet aktuale në vend.
Haradinaj ka thënë se shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara është iniciativë e deputetëve. Sipas tij, qëndrimi i partisë që ai e drejton do të jetë kundër saj çdoherë.
Ai ka treguar se qëndrimet politike do ti respekton gjithmonë.
“Shfuqizimi i Speciales është iniciativë e deputetëve, për ne është mendu qe është padrejtësi, tani deputetet e kanë marrë këtë iniciatvë dhe unë i përkrahi. Ka implikime ka pasoja nëse deputet e votojnë, por unë e respektoj. Qendrimët politike i respektoj ne kemi votu kundër, bindja jonë është e njëjtë, vazhdojmë me besu që është e padrejtë. Nuk do të ndryshojmë asnjëherë këtë vendim, është qëndrim i AAK-së”, ka thënë Haradinaj për rtv21./Indeksonline/