Zyrtare: Ivan Perisic rikthehet te ish-klubi i fëmijërisë

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic është transferuar zyrtarisht te skuadra e Hajduk Splitit.
Lajmin e kanë bërë të ditur dy klubet në fjalë, Tottenham Hotspur dhe Hajduk Split, shkruan Indeksonline
“Kemi arritur marrëveshje me HNK Hajduk Split për huazimin e Ivan Perisic për pjesën e mbetur të sezonit”, shkruhet në njoftimin e skuadrës nga Anglia
Mesfushori anësor është i lënduar që nga muaji shtator i vitit të kaluar, kurse data e kthimit nuk dihet ende.
Kujtojmë që Perisic ka qenë pjesë e Akademisë së futbollit në ekipin e Hajduk Splitit./Indeksonline./