75 Mall Live Search
23:38 / E Premte, 19 Janar 2024 / MSH

Biden e sheh Rusinë si “kërcënim” për Ballkanin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar lidhur me situatën politike në Evropë dhe kërcënimet që përbën Rusia.

Duke folur për çështjet e sigurisë, Biden thotë se nëse Rusia arrinë të rrëzojë Ukrainën, atëherë Ballkani rrezikohet, transmeton Indeksonline.

“Nëse ne largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e tyre dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë nga Polonia e deri në Hungari?” ka thënë ai.