75 Mall Live Search
21:32 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

Kjaer dështon para mesfushorit kundërshtar, Udinese barazon ndaj Milanit

Skuadra e Udineses ka shënuar golin e barazimit ndaj AC Milan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.

Golin për 1:1 e shënoi Lazar Samardzic në minutën e 42’të, shkruan Indeksonline

Samardzic shënoi një gol tejet të bukur, pasi kaloi në mënyrë përfekte mbrojtësin “kuqezi”, Simon Kjaer.

Kujtojmë që golin e parë e shënoi Loftus-Cheek pas asistit të Theo Hernandez./Indeksonline/