75 Mall Live Search
23:39 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / MSH

La papritur shtëpinë e BBV, Drini Zeqo tregon mes lotësh arsyen

Drini Zeqo është rikthyer në studion e Big Brother, pasi një problem familjar e detyroi të ndërpresë përgjysmë garën brenda shtëpisë.

“Në fakt gara për mua filloi qëkur regjistrova klipin e parë prezantues. Kur njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e televizionit, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që BigBrother ka një shtrirje të jashtëzakonshme, do të njohin njerëzit në një formë tjetër dhe për aq sa të ecësh të kesh dhe një kauzë.

Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra. Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht.

Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauzë është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor.

Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur” tha Drini i përlotur.