Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Vëllaznimin

Skuadra nga Mitrovica, KB Trepça ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça mposhti 88:79 ekipin nga Gjakova në Palestrën “Minatori”, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Darnell Edge me 22 pikë, dy kërcime dhe tri asistime.
Kurse te skuadra mysafire më i miri ishte Samuel Sessoms, me 21 pikë, tri kërcime dhe katër asistime./Indeksonline/
