75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / Gj. Sh

Malisheva mposht klubin ukrainas në miqësore, Hazrollaj realizon supergol

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Malisheva ka shënuar fitore ndaj klubit ukrainas, Obolon me rezultatin 0:2.

Një ndeshje e barabartë ishte deri në minutat e fundit, kur skuadra kosovare shënoi dy gola të shpejtë, shkruan Indeksonline

Fillimisht realizoi mesfushori Drilon Hazrollaj në minutën e 86’të. Hazrollaj shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Erjon Morina./Indeksonline/

Golat në këtë video i keni nga minuta e 1:45:12