75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / Gj. Sh

Muriqi me shokë në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, eliminojnë liderin e La Ligas

Mallorca është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.

Skuadra ku luan sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka mposhtur liderin e La Ligas, Girona, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Cyle Larin i dha epërsin Mallorcas në minutën e 21-të.

Shtatë minuta më vonë, Abdon Parts dyfishoi epërsinë.

Sulmuesi spanjoll shënoi golin e dytë personal në minutën e 35-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia. Me rezultat 3-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Mallorca në minutën e 68-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Antonio Raillo morri dy kartona të verdhë brenda pak sekonda, fillimisht u ndëshkua kur i dhuroi penallti Gironas ndërsa pas protestave u përjashtua nga loja.

Cristhian Stuani u tregua i skat nga penalltia duke ngushtuar rezultatin në 3-1, ndërsa Salvio shënoi golin e dytë për Gironan në 90+6./IndeksOnline/